Lazio është afër transferimit të Marash Kumbullës nga Hellas Verona.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit të Veronas po planifikojnë ta mbyllin marrëveshjen në ditët e ardhshme.
Lazio ka ofruar 28 milionë euro për Kumbullën dhe shërbimet e njërit nga lojtarët si Lombardi, Valon Berisha dhe Wallace.
Krerët e klubit të Veronas thuhet se janë në diskutimet e fundit për të vendosur për lojtarin që do ta transferojnë.
Për Kumbullën interesim kanë shprehur edhe Napoli, Fiorentina dhe Interi.