Lazio bën ofertë për Kumbullën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi italian ka arritur tashmë marrëveshje me futbollistin, pritet të gjendet gjuha e përbashkët në mes të dy klubeve, Lazios dhe Veronës

Lazio duket se është mjaft e interesuar për Marash Kumbullën.

Gazetari italian Gianluca DiMarzio raporton se klubi “Biancocelesti” tashmë i ka bërë ofertë Veronës për qendërmbrojtësin shqiptar.

Lazio duket se ka arritur marrëveshje tashmë me futbollistin për një kontratë pesëvjeçare.

Mirëpo, dy klubet nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët rreth shumës së transferit.

20 vjeçari po e bën një sezon fantastik me Veronën përkrah futbollistit tjetër shqiptar, Amir Rrahmani.

Kumbulla ka debutuar si senior në vitin 2018.

Për të, interesim kanë shprehur edhe Juventusi e Interi.

Kartoni i përfaqësuesit shqiptar vlen afro 20 milionë euro.

Share This Article