Lazio e Galatasaray e kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Evropës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lazio ka barazuar me Galatasarayn në ndeshjen e gjashtë të Ligës së Evropës, por që të dyja e kanë kaluar fazën e grupeve. Të enjten në stadiumin “Olimpico”, italianët barazuan me turqit pa gola.

Galatasaray kalon në fazën nokaut me 12 pikë në vendin e parë, kurse Lazio mori nëntë pikë gjithsej.

Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj ishin titullar te Lazio. Strakosha e kompletoi ndeshjen në portë, kurse Hysaj u zëvendësua në minutën e 63-të. Në bankën rezervë ishte Vedat Muriqi.

Ndeshja tjetër e Grupit E ndërmjet Marseillet dhe Lokomotivës së Moskës i takoi vendasve.

Francezët fituan 1:0 dhe barten në Ligën e Konferencës nga vendi i tretë me shtatë pikë. Rusët mbetën të fundit me dy pikë. Golin e vetëm për Marseillen e shënoi Arkadiusz Milik në minutën e 35-të.

Share This Article