Lazio e mohon lajmin se do ta largojë Vedat Muriqin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vedat Muriqi nuk do të largohet nga Lazio në janar – ka konfirmuar për Gazetën Express Igli Tare, drejtori sportiv i klubit italian – duke i hedhur poshtë thashethemet për kthimin e kosovarit mbrapsht në Fenerbahçe.

Lazio i ka hedhur poshtë lajmet e mediave turke se do ta kthejë sulmuesin e vet kosovar, Vedat Muriqi, në Turqi në afatin kalimtar të dimrit.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, Muriqi iu bashkua Lazios në verën e kaluar nga Fenerbahçe për rreth 18 milionë euro, por ka hasur në vështirësi të përshtatet në skuadrën e Simone Inzaghit që prej atëherë dhe ende është në kërkim të golit të parë.

Por lajmi i të përditshmes turke është hedhur poshtë nga Tare, njeriu i cili punoi për ta sjellë prizrenasin në kryeqyteti italian.

I pyetur nga Gazeta Express nëse Muriqi do të huazohej te ish-klubi i vet, Tare ishte i shkurtër por i qartë në përgjigjen e tij: “Jo, nuk është e vërtetë”.

Muriqi ka qenë i pafat prej se mbërriti në Stadiumin Olimpik, sepse u detyrua të presë për të debutuar për Lazion, së pari sepse u prek nga pandemia e koronavirusit, e pastaj nga dy lëndime, si pasojë e të cilave ai e zhvilloi ndeshjen e parë vetëm në mes të tetorit.

Që prej atëherë, i ka bërë 10 paraqitje për Lazion, tri si titullar dhe shtatë si zëvendësues, në të gjitha garat dhe është ende në kërkim të golit të parë në fanellën e kaltër.

Në dy ndeshje me Kosovën gjatë kësaj kohe, megjithatë, Muriqi i shënoi dy gola, në humbjen kundër Sllovenisë 2:1 në Ligën e Kombeve dhe në disfatën kundër Shqipërisë 2:1 në një ndeshje miqësore. 

Share This Article