Lazio po vazhdon të insistoj për mbrojtësin e Hellas Veronas, Marash Kumbulla.
Sipas mediave italiane tashmë skuadra e Lazios, ka nisur bisedimet me klubin e Veronas. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka pasur edhe një bisedë me menaxherin e lojtarit për ta bindur këtë të fundit të transferohet në kryeqytet.
Për Kumbullën interesim kanë shprehur edhe skuadra si Juventusi, Interi dhe Napoli. 20-vjeçari ka kontratë me Veronan deri në qershorin e vitit 2022. Klubi i Veronas për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 30 milionë euro.