Lazio ka filluar bisedimet për Muriqin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesit e skuadrës së Lazios, të enjten, kanë udhëtuar drejt Stambollit për të biseduar me drejtuesit e Fenerbahçes për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, kanë raportuar mediumet turke.

Siç raportohet në Turqi, Lazio i ka ofruar 18 milionë euro skuadrës turke. Por, Fenerbahçe për lirimin e Muriqit ka kërkuar 20 milionë euro.

26-vjeçari nga Prizreni me skuadrën elitare të Turqisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Fenerbahçes i është bashkuar në verën e vitit të kaluar nga Rizespori, derisa si i ri karrierë ka bërë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai edicionin që përfundoi javë më parë, në të gjitha garat shënoi 17 gola dhe asistoi shtatë herë në 36 ndeshje.

Për Muriqin interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera në Itali dhe Angli.

Share This Article