Lazio ofron 12 milionë euro për Shaqirin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipi nga Serie A, Lazio ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e sulmuesit të krahut, kosovarit Xherdan Shaqiri.

Mediumet italiane, kanë raportuar se Lazio tashmë i ka ofruar Liverpoolit 12 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Shaqirit.

29-vjeçari pritet të largohet nga skuadra e Liverpoolit gjatë kësaj vere dhe te Lazio po shihet si përforcim ideal për sulmin.

Liverpooli për ta lënë të lirë Shaqirin, i cili ka kontratë deri në vitin 2023, po kërkon të paktën 15 milionë euro.

Te Lazio, janë të bindur se mund të sigurojnë transferimin e Shaqirit, i cili po kërkohet edhe nga disa skuadra tjera. Shaqiri ishte pjesë e Zvicrës në Kampionatin Evropian ku shënoi tri gola.

Share This Article