Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dërguar ofertën e saj Lëvizjes Vetëvendosje.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, për KosovaPress konfirmoi lajmin duke thënë se kjo ka qenë kërkesë e VV-së.
“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Lidhja Demokratike ka kërkuar ndarje të barabartë të ministrisë pesë më pesë, kryeparlamentarin dhe zotimin se VV do të votojë kandidatin e tyre për president.