LDK-ja sot e cakton mandatarin për kryeministër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se sot do të mblidhet Kryesia e LDK-së për të caktuar mandatarin.

Mustafa pas takimit konsultativ që ka pasur dje me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

 “Jemi të bindur se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe në shpërndarje të Kuvendit, meqenëse jemi në kohën e pandemisë COVID-19. Ne në takim u shprehem kundër shpërbërjes së Kuvendit.  Ne do ta kemi takimin e Kryesisë dhe do të bisedojmë për mandatarin”, ka deklaruara Mustafa para mediave.

I pari i LDK-së ka thënë se nuk janë të etur për pushtet, por që duan ta marrin përgjegjësinë për shkak të qytetarëve.

Share This Article