LDK kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi i Asamblistëve të LDK-së nw Prishtinw sot ka mbajtur një konferencë, gjatë të cilës ka adresuar kritika të shumta ndaj kryetarit aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Shqetësues e kanë cilësuar faktin e angazhimit të Ahmetit në ekipin e dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se angazhimi i dyfishtë në funksione të ndryshme përbën shkelje të ligjit.

Madje për këtë, asamblisti i LDK-së, Agim Gashi, ka kërkuar nga Ministria e Administratës Publike të rekomandojë dorëheqjen nga njëra pozitë kryetarin Shpend Ahmeti.

“Është obligim kushtetues dhe ligjor i administratës publike lokale që sipas detyrës zyrtare të mbikëqyrë këto veprime dhe në përputhje me dispozitat  kushtetuese dhe ligjore të rekomandojë dorëheqjen nga njëra pozitë që ai aktualisht ushtron”, tha ai.

Share This Article