LDK: Roli i SHBA-së në dialogun me serbinë është i pakontestueshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e qeverisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me çështjen e dialogut, Abdixhiku i ka dorëzuar Kurtit edhe një ofertë.

Ai tha se në këtë ofertë kanë theksuar se roli i SHBA-së në dialogun në mes të dy shteteve është i pakontestueshëm,.

Sikurse AAK-ja edhe LDK-ja ka kërkuar përfshirje të SHBA-së në këtë proces.

“Pjesëmarrja e ShBA-së është e pakontestueshme. Pa pjesëmarrje të ShBA-së në dialog nuk mund të ketë dialog. Kjo është e padiskutueshme dhe është pjesë e dokumentit që do ta merrni pas konferencës”, ka thënë ai.

Dokumenti i plotë:

Share This Article