Lë pas ditët e moderimit, Floriana Garo i bashkohet Partisë Demokratike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E kemi parë si modele, më pas si moderatore, tashmë Floriana Garon do ta shohim në një profesion më zyrtar.

Ajo ka qenë më përpara pjesë e intervistave të ndryshme në Shqipëri, ku nuk ka ngurruar që të shprehë rezervat ndaj qeverisjes aktuale ku ka thënë se ky sistem i korruptuar po përpiqet që vetëm t’i shfrytëzojë njerëzit në maksimum.

“E shoh një politikë-bërje shumë problematike që e dëmton çdo ditë e më shumë popullin. Një sistem të korruptuar që vetëm do t’i shfrytëzojë njerëzit në maksimum, e me njerëz të lodhur që janë të pafuqishëm për të luftuar për veten dhe të drejtat e tyre. E shoh me një dëshirë të zjarrtë të bëj diçka për ta ndihmuar situatën të ndryshojë. Zvicra më ka bërë të mendoj kështu, pasi bëj krahasimin. Këtu populli ka rëndësi, atje jo”, është shprehur në një intervistë Floriana përpara disa kohësh.

Akoma nuk është bërë e ditur nëse Garo do të jetë pjesë e fushatës së PD-së apo do të jetë kandidate për deputete në Tiranë.

Share This Article