Lë pas konfliktet, Ronaldo ka një urim për Kiarën dhe Luizin!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes këngës së re “Frymë” Luizi dhe Kiara konfirmuan sot atë që dinim prej kohësh, që dyshja do të bëhen prindër të një vajze.

Të shumta kanë qenë urimet për ta edhe nga persona që janë përfolur se i kanë prishur raportet.

Së fundmi edhe Ronaldo Sharka një tjetër personazh që ka pasur konflikte me çiftin i ka uruar në Instagram.

“Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video”- shkruan ai poshtë videos të ndarë nga dyshja.

Share This Article