Leao ndëshkohet me karton të kuq, Milan fiton me vuajtje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milan ka fituar ndaj Sampdorias në transfertë, në javën e 6 të Serisë A, në një ndeshje ku vuajti shumë për të marrë 3 pikët që e mbajnë në krye të kampionatit, me pikë të barabarta me Napolin.

Me një lojtar më pak për të gjithë pjesën e dytë, skuadra kuqezi mposhti 2-1 vendasit. Që në minutën e 6, Junior Messias kaloi në avantazh ekipin e Stefano Piolit.

Por, me nisjen e pjesës së dytë, Leao merr kartonin e dytë të verdhë pasi në tentativë për të shënuar me roveshatë, godet kokën e mbrojtësit kundërshtar. Pas këtij episodi vjen edhe barazimi i Sampdorias me Djuricic (57’).

Por, 10 minuta më vonë, Villar ndalon me dorë goditjen me kokë të Giroud, me arbitrin që iu desh VAR-i për të akorduar penallti. Vetë sulmuesi francez goditi saktë nga 11 metrat, duke kthyer avantazhin e Milanit.

Minutat e fundit ishin sulm frontal nga ana e vendasve, të cilët i ndaloi shtylla për të barazuar dhe për të marrë një pikë.

Share This Article