LeBron fiton duelin e parë me Curry, New York thyen Miami

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raundi i parë i sfidave gjysmëfinale të Konferencës sëPerëndimit ndërmjet Los Angeles dhe Golden State u fitua nga Lakers. Ekipi i LeBron triumfoi me rezultatin 117-112, duke kaluar në avantazh në serinë e sfidave për një biletë në finale.

Anthony Davis ishte protagonist i një paraqitje fantastike, me 30 pikë të realizuara dhe 23 topa të rikuperuar në tabelë. Diferenca e vërtetë për Los Angeles u regjistrua në periodën e tretë, ku kalifornianët realizuan 31 pikë.

Përveç të zakonshmit LeBron, ishte për tu vlerësuar edhe kontributi i Russell. Në anën tjetër, Golden State nuk i mjaftuan 27 pikët e Steph Curry.

Në Konferencën e Lindjes, Neë York e barazuan serinë në1-1 kundër Miami. Knicks fituan me shifrat 111-105 në finalen e dytë. Më i spikaturi në parket ishte Brunson me 30 pikë.

Në anën tjetër, pa Butler në fushë, Miami Heat nuk arriti të përballonte ritmin dhe u dorëzua në periodën e katërt. Martin me 22 pikë dhe tetë topa të rikuperuar në tabelë nuk mjaftoi për të evituar humbjen.

Share This Article