Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Francës. Piloti i Red Bullit, i nisur nga vendi i dytë, përfitoi nga aksidenti i Charles Leclerc, i cili doli nga pista duke u përplasur me murin, kur kryesonte garën.
Ky aksident ndodhi në xhiron e 18 dhe që nga ai moment, holandezi kampion në fuqi kontrolloi garën i qetë, duke arritur fitoren e radhës.
Në vend të dytë garën e përfundoi Lewis Hamilton (Mercedes), ndërsa i treti George Russell, po me Mercedes.