Leeds United thuhet se i ka dërguar një ultimatum Barcelonës në lidhje me anësorin sulmues brazilian, Raphinha.
Klubi i Ligës Premier është i pakënaqur me mënyrën se si gjigantët katalunas po përpiqen të sigurojnë sulmuesin e tyre.
Raphinha preferon të shkojë te Barça, pavarësisht një oferte nga Chelsea që Leeds e ka pranuar.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, klubi nga Elland Road u ka thënë homologëve spanjollë se duhet të finalizojnë një transferim në ditët në vijim.
Leeds dëshiron një ofertë për Raphinhan para përfundimit të ditës së sotme (e enjte), përndryshe ata do ta shënojnë atë si të padisponueshëm për blerje këtë verë.
Menaxheri i Barcelonës, Xavi është shumë i etur për të shtuar një anësor cilësor në skuadër, edhe nëse ata mbajnë francezin Ousmane Dembele në skuadër.
Barcelona thuhet se tashmë ka marrëveshje personale me Raphinhan, ndërsa Leedsit i ka ofruar 60 milionë euro që do të paguhen me tri këste.