Lefter Maliqi: Qytetarët e Beratit do më votojnë pa u menduar dy herë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti, Lefter Maliqi, ka kremtuar 10 ditë takime intensive në qarkun e Beratit, ku kërkon një tjetër mandat si përfaqësues i tyre.

Maliqi thotë se në Berat, si në të gjithë Shqipërinë, etja për ndryshim është e përmasave jetike.

Maliqi kujton se rikthimi i tij në LSI e ka zanafillën që në vitin 2005, si themelues i kësaj force në ditët më të vështira për vendin.

“Sëbashku me liderin Ilir Meta thyem tabutë me shpresë e besim në qarkun e Beratit dhe në të gjithë Shqipërinë, për të ofruar alternativën e shqiptarëve.Kujtoj me mirënjohje dhe me shtim përgjegjësie kur u votova nga 4300 qytetarë vetëm në një zonë elektorale të këtij qarku dhe në vitin 2007 fitova thellë mundësinë për drejtimin e Komunës më të madhe të këtij qarku, Otllak” shkruan Maliqi.

Më tej Maliqi shton se investimet e tij me mbështetjen e qeverisë Berisha në atë kohë, janë sot pas kaq shumë vitesh, akoma dëshmi e fortë që i jep besimin e madh qytetarëve të qarkut të Beratit të më votojnë sërish pa u menduar dy herë.

Ndërsa sot, vijon Maliqi, rikthimi në LSI në krah të strukturave të kësaj force dhe nën drejtimin e kryetares Monika Kryemadhi, e bën ekipin e LSI-së absolutisht fituesin e këtyre zgjedhjeve, jo vetëm në këtë qark.

“Prandaj kam ndërgjegjen e pastër e vullnetin e fortë për të kontribuar me sinqeritet e dëshirë për të ardhmen e shqiptarëve, dhe për t’ju kërkuar të votoni numrin 7 dhe siglën LSI. 25 Prilli, dita historike e fitores së Demokracisë, opozitës së bashkuar dhe të ardhmes Europiane!”

Share This Article