Legjenda e Anglisë hedh “bombën”: Njoh disa lojtarë gay në Premier League, dua që ta thonë në Katar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, zbuloi së fundmi se është në dijeni se disa futbollistë janë homoseksualë në Premier League.

Duke folur për mediet britanike, Lineker theksoi se sipas tij do ishte mirë që disa nga këta lojtarë të luanin në Botërorin Katar 2022.

“Do të ishte mirë nëse një ose dy prej tyre ta tregojnë që janë gay gjatë Kupës së Botës. Unë e di me të vërtetë se disa kanë qenë shumë afër ta bëjnë këtë dhe e kanë menduar. Janë disa që unë i njoh.”-deklaroi ish-sulmuesi i Anglisë pak më shumë se një muaj para Kupës së Botës në Katar.

Në Katar, homoseksualiteti është një krim i dënueshëm me shtatë vjet burg dhe Lineker beson se futbollistët homoseksualë mund të dërgojnë një mesazh të fortë për botën, pasi Katari është vendi i parë mysliman në botën arabe që pret Kupën e Botës.

Share This Article