Legjenda e Arsenalit: Arsenali nuk e ka me nxitim shitjen e Xhakës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Legjenda e Arsenalit, Kevin Campbell, ka folur për mundësinë e transferimit të Granit Xhakës te Roma.

Ai ka këshilluar klubin që të insistojë në kërkesat e saj, pasi Roma është e dëshpëruar për ta blerë mesfushorin shqiptar dhe me kohë, sipas tij, Arsenali mund të nxjerrë më shumë nga shitja e Xhakës.

“Marrëveshja ende nuk është arritur. Arsenali është në një pozitë fantastike për Xhakën. Roma është e dëshpëruar për ta blerë por e duan lojtarin sa më lirë. Arsenali ka caktuar çmimin dhe duket se s’do të jetë e lehtë. Tani është lojë si në poker, të shohim nëse do të gjendet zgjidhja për çmimin. Në fund të fundit, Arsenali nuk e ka me nxitim shitjen e Xhakës. Xhaka është në pushime dhe jam i bindur që ai do që marrëveshja të arrihet sa më parë”, u shpreh legjenda e Topcinjve. 

Share This Article