Legjenda e Nigel Winterburn ka thënë se Granti Xhaka trajtohet ndryshe nga gjyqtarët në krahasim me lojtarët e tjerë.
Winterburn, që ka fituar tre tituj në 13 vjet me Arsenalin thotë të enjten për “tribalfootball.com” se Xhaka është i pëlqyeri i trajnerit Mikel Arteta.
“Njerëzit thonë se gjyqtarët nuk e bazojnë atë se kush është lojtari, por nuk mund të talleni, ata e dinë se kush është dhe reputacioni i tyre”, ka thënë Winterburn.
“Unë mendoj se ai është një personazh i fortë brenda skuadrës dhe kjo është arsyeja pse Arta e pëlqen atë, por kjo nuk duhet t’i ndaloj lojtarët më të rinj apo më të vjetër që të flasin me të dhe t’i tregojnë të ketë kujdes më shumë për disiplinën në fushë”.
29-vjeçari Xhaka kritikohet për numrin e kartonëve dhe lojën e ashpër të tij në fushë. Këtë sezon në 13 ndeshje ka marrë një karton të kuq dhe katër të verdhë.