Ish -mesfushori i Liverpoolit dhe Anglisë, Terry McDermott, 69 vjeç, ka zbuluar se vuan nga demenca, duke njoftuar në faqen zyrtare të klubit se është në fazat e hershme të sëmundjes, pas disa testeve të kryera në spital. “Unë duhet të përballem me sëmundjen dhe do ta bëj. Kështu jam rritur. Asgjë nuk më është dhënë kurrë lehtë – shkroi ai -. Unë nuk kam frikë, plus ka shumë lojtarë të tjerë në kushte shumë më të këqija se unë”. Njoftimi pason me fare pak ditë atë të ish-sulmuesit skocez Denis Laë – legjendës së Manchester United të viteve 60, me 237 gola në 404 ndeshje – i cili vetëm të enjten e kaluar zbuloi se ai kishte sëmundjen e Alzheimerit dhe vuante nga demenca senile.
“Luftimi është natyra e dytë. Gjëja më e keqe ishte, derisa u diagnostikova me sëmundjen, të mos e dija se çfarë kisha – është shprehur McDermott, të cilit, si klubi, ashtu edhe shumë tifozë, i kanë bërë urimet e tyre -. Numri i ish-lojtarëve me demencë ose Alzheimer është i tmerrshëm”. Me 81 gola në 329 paraqitje për Liverpoolin mes vitit 1974 dhe 1982, McDermott është një legjendë e klubit me të cilin ai gjithashtu fitoi tre Kupa Kampionesh, një Kupë Uefa dhe pesë tituj të kampion.