Legjenda e Mançesterit i ashpër me Onanën: Ta kishte qepur gojën para ndeshjes, nuk e di ç’kërkonte te bënte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Andre Onana ka rënë përsëri pre e kritikave. Gabimi i tij në fund të ndeshjes kundër Lionit i kushtoi shumë Mançester Junajtedit. “Djajtë e kuq” ishin duke udhëhequr me shifrat 1-2 deri në sekondat e fundit të ndeshjes, kur Lioni shënoi si pasojë e gabimit të kryer nga portieri kamerunas.

Pol Skullsi është treguar i ashpër me Onanën pas përfundimit të ndeshjes. Legjenda e Mançester Junajtedit i është referuar gjithashtu edhe deklaratave të portierit përpara kësaj sfide. Onana u shpreh se Junajtedi është superior në të gjitha aspektet në krahasim me Lionin. Por gabimi i tij nuk përputhet me deklaratën e dhënë.

“Me shumë mundësi, pasi mbaroi ndeshja ai do të kishte dëshiruar që ta kishte qepur gojën. Nuk jam i sigurt se çfarë u përpoq të bënte. Është një gabim i tmerrshëm prej tij”, ka deklaruar ndër të tjera Pol Skullsi.

Share This Article