Legjenda e portës së Holandës del nga reanimacioni, Van der Sar: Së shpejti në shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-legjenda e portës së Holandës, Manchester United, Juventusit e Ajax-it, ka dalë nga reanimacioni. Ai ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

“Së pari, duam t’i falënderojmë të gjithë për të gjitha mesazhet e mbështetjes. Jam i lumtur të njoftoj se nuk jam më në reanimacion. Megjithatë, jam ende në spital.

Shpresoj të shkoj në shtëpi javën tjetër dhe të bëj hapin tjetër në shërimin tim!”, ka shkruar ai.

Pak ditë më parë, Van der Sar u dërgua me urgjencë në spital, pasi pësoi hemorragji cerebrale. Për fatin e tij të mirë, situata tashmë është duke u përmirësuar dhe së shpejti do të dalë nga spitali.

Share This Article