Ish-kampioni i UFC-së, Daniel Cormier ka mbështetur veten për të mundur një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të boksit, Mike Tyson, në një luftë rruge.
43-vjeçari, një ish-kampion i botës në dy pesha të UFC-së dhe dy herë kampion olimpik, ishte një mundës jashtëzakonisht i suksesshëm përpara se të futej në oktogon.
Ai mbajti një rekord kolegjial 117-6, i cili përfshinte tre herë kampion në gjithë Amerikën dhe u emërua kapiten i ekipit olimpik të skuadrës amerikane në 2008.
Cormier sigurisht që ka një sfond mbresëlënës të mundjes dhe, në episodin më të fundit të ESPN MMA me Ryan Clark, i diplomuari në sociologji ka thënë se këto aftësi do t’i jepnin atij avantazh në një luftë kundër Mike Tyson.
Pasi një fans debatoi në rrjetet sociale se Cormier do të “shkatërronte” Tyson në një përleshje në rrugë, ish-luftëtari i UFC mbështeti shanset e tij.
“Unë godasë sepse në një përleshje rruge, unë i mund të gjithë, po i rrezoj të gjithë në tokë dhe në një sherr në rrugë ju kapni shishe, mund të përdorni gjithçka”.
“Por, më shumë se sa lufta, sepse unë e dua Mike-un, ai është djali im dhe nuk do të ngrija kurrë gishtin për të dëmtuar Mike Tyson”, ka thënë Cormier.