Indianët thoshin – kur ndodh diçka e keqe në jetë, kjo është gjëja më e rëndësishme të dini
Ndonjëherë është e nevojshme vetëm ta zgjidhni shaminë nga sytë…
Nga indianët, ne mësuam shumë gjëra të mençura, citate të jetës dhe udhëzime se si të jetojmë lirisht, në mënyrë të drejtë, në harmoni me natyrën.
Kjo histori na mëson gjithashtu se edhe kur gjendemi në një situatë të pafavorshme dhe të vështirë jetësore, ka gjithmonë një rrugëdalje, një pikë të ndritshme që do t’ju lehtësojë gjithçka, do t’jua heqë barrën nga shpina.
Ekziston legjenda e indianëve Cherokee për një rit në të cilin djaloshi bëhet person i rritur:
Babai do ta dërgonte të birin thellë në mal, do t’ia lidhte sytë me shami, do ta hipte në një trung peme dhe do ta linte aty vetëm.
Nga djaloshi ka kërkuar që gjithë natën të ulej pa lëvizur në atë trung dhe të mos e hiqte shaminë nga sytë derisa t’i hetonte rrezet e para të diellit në fytyrën e tij. Nuk ka guxuar të qante, as të kërkonte ndihmë. Kur ta mbijetojë atë natë, do të bëhet njeri i rritur.
I është ndaluar të flasë çfarëdo qoftë me djelmoshat e tjerë për përvojën e tij, sepse secili nga ta ka qenë i detyruar të burrërohet në mënyrën e vet. Natyrisht, djaloshi do të ishte tmerrësisht i frikësuar. Ka mundur të dëgjonte përreth vetes të gjitha llojet e zërave, të cilët e kanë frikësuar.
Nga ulërimat e kafshëve të egra, zogjve të ndryshëm e deri te zërat e largët të njerëzve. Dhe vazhdimisht ka ndier edhe shushurimën e erës e cila i përplaste në fytyrë bar dhe rërë. Mirëpo, megjithatë, i indiani i ri të gjitha këto i duronte trimërisht. E dinte që ajo ishte mënyra e vetme të bëhej njeri i rritur.
Përfundimisht, pas asaj nate të tmerrshme ka lindur dielli dhe ai ka mundur ta hiqte shaminë nga sytë.
Vetëm në atë moment i riu indian zbuloi se babai i tij ishte ulur pranë tij gjatë gjithë kohës në një pemë tjetër të prerë, duke u siguruar që të mos i ndodhte asgjë e keqe!
Në mënyrë të ngjashme, ne nuk jemi kurrë vetëm… Gjithmonë kemi dikë ku të mbështetemi, edhe kur nuk na duket kështu. Mjafton të shikosh pak më mirë përreth…