Ish-mesfushori i njohur turk, Ardan Turan ka zbuluar së fundmi se ai ka prejardhje shqiptare nga nëna, e cila është më saktë nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.
Turan njihet si njëri nga futbollistët më të mëdhenj turk në histori, por ai është vetëm një i ardhur në Turqi.
Është vet Turan, i cili së fundmi ka zbuluar në një intervistë se ka prejardhje shqiptare nga ana e nënës, teksa edhe babai i tij është ballkanas.
“Njihet si lagjja e boshnjakëve, është një zonë ku ka më shumë emigrantë”, u përgjigj fillimisht Turan kur u pyet rreth jetës së tij në lagjen Bayrampasa të Stambollit.
“Edhe familja ime është emigrante nga të dyja anët, edhe nga nëna edhe nga babai. Nëna është shqiptare nga Prishtina, babai është emigrantë nga Jugosllavia”, përfundoi Turan.