Lehtësoi akuzën si “plagosje e lehtë”, prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim për kushërinjtë Maja që u dhunuan barbarisht nga Rrajat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertimin mjeko-ligjor për kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja të cilët u dhunuan barbarisht nga anëtarë të familjes Rraja pasi denoncuan shpërthimet e kryera nga kompania e tyre në Borizanë.

Eshtë urdhëruar kryerja e riekspertimit me 3 mjekë.

Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majës.

Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.
Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.

Por më pas kushërinjtë Maja kundërshtuan aktin mjeko-ligjor.

Ata kanë hequr dorë nga ankimi për Rrajat, por do të bëjnë kallëzim kundër eksperteve që kanë bërë aktin mjeko-ligjor.

Ndërkohë Jashar Maja theksoi se do të kërkojë riekspertim, duke u shprehur se ka ende fraktura. Ai tregoi se nuk e ka lexuar dokumentin që ka firmosur.

Share This Article