Leicesteri me dilemën për Vardyn futet në derbi me Liverpoolin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Leicester City do të përballet me Liverpoolin të enjten, duke e ditur se shpresat e saj për titull janë të varura nga kjo ndeshje.

Ndeshja e së enjtes do të përballë Leicesterin që zë vendin e dytë në renditje, kampionin befasues të stinorit 2015/16, me liderin Liverpool. Liverpooli ka 49 pikë pas 17 ndeshjeve, dhjetë më tepër se Leicesteri që zë vendin e dytë, ndërsa ka një ndeshje më pak të zhvilluar, shkruan AFP.

Liverpooli u kthehet garave në Premier League, pas periudhës në Katar javën e kaluar, ku e fitoi Botërorin e klubeve duke e mposhtur skuadrën braziliane Flamengo, me rezultatin 1:0 në finale.

Një nga statistikat më të jashtëzakonshme në futbollin anglez është ajo se ka gati 30 vjet qëkur Liverpooli së fundi fitoi titullin e Anglisë, kur elita angleze atëbotë njihej si Divizioni i Parë.

Por, titulli i Premier Leagues për Liverpoolin është në horizont pas një 2019-s shumë të suksesshme, ku skuadra fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e klubeve.

Share This Article