Leicesteri po e vëzhgon Muriqin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Leicester City duket i vendosur që të transferojë Vedat Muriqin e Fenerbahçes.

“Haber Global” shkruan se në derbin kundër Besiktasit, në të cilin Muriqi shënoi golin e tretë, një zyrtar i klubit anglez ishte i pranishëm për të parë nga afër sulmuesin shtatlartë.

Edhe para dy javësh u raportua se kishte zyrtarë të Leicesterit që e shikuan Muriqin, e bashkë me ta edhe të dy klubeve tjera, Monacos dhe Sevillës.

Interesim të madh për 25-vjeçarin ka shfaqur edhe Tottenahmi i Jose Mourinos.

Muriqi që ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023, ka shënuar 10 gola në elitën e futbollit të Turqisë, duke qenë shënuesi më i mirë i ekipit dhe i dyti në ligë.

Share This Article