Leicester City e kreu detyrën me sukses në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollit anglez.
Skuadra që drejtohet nga Brendan Rodgers shënoi fitoren 3:0 përballë West Bromwich Albionit të enjten në mbrëmje.
Jamie Vardy në mintuën e 23-të, Jonny Evans tre minuta më pas dhe Kelechi Ihenacho në minutën e 36-të, shënuan për skuadrën vendëse.
Me këtë fitore, Leicester City ka 59 pikë në vendin e tretë, ndërsa ËBA-ja është në vendin e parafundit me 24 pikë.