Leipzigu në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Red Bull Leipzig është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur 2:1 Atletico Madridin.

Dani Olmo hapi serinë e golave në ndeshje, duke i dhënë epërsinë klubit nga Bundesliga në minutën e 51-të. Joao Felix barazoi gjithçka 20 minuta më pas.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras e gjithçka të shkonte drejt vazhdimeve, Tyler Adams realizoi dy minuta para fundit për t’i shuar shpresat spanjollëve.

Në gjysmëfinale, Leipzigu do të takohet me Paris Saint-Germainin.

Share This Article