Qeveria braziliane ka shkarkuar të gjithë krerët e policisë që lejuan me sulmin ndaj institucioneve kryesore të vendit nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro.
Në objektivin e Ministrisë së Drejtësisë është në veçanti përgjegjësi i Sigurisë Publike Anderson Torres, i cili kishte marrë drejtimin e dikasterit në 2 janarin e kaluar, dhe një ditë më pas kishte ndryshuar të gjithë krerët e policisë pa i zëvendësuar ato, duke lënë pa drejtim forcat e policisë që u treguan të pafuqishme për të organizuar një mbrojtje efektive të institucioneve që u sulmuan nga mijëra mbështetës të së djathtës.
Ndërkohë, tashmë që qindra prej tyre ndodhen në qeli dhe situata duket e rikthyer nën kontroll, edhe pse tensioni mbetet i lartë, presidenti Lula ka deklaruar se “dëshiroj të mendoj se nuk ishte një grusht shteti i mirëfilltë, por vepra e disa të çmendurish. Do të kisha dashur të mos kërkoja ndërhyrjen e forcave federale, por këta njerëz nuk donin të dialogonin”.