Lëkundje e tokës në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rikthehen lëkundjet e tokës. Dje në mbrëmje ka pasur lëkundje toke në afërsi të Librazhdit.

Tërmeti më i fundit është regjistruar rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 54 kilometra në lindje të Tiranës, në afërsi të Librazhdit.

Mësohet se magnituda e lëkundjeve ka qenë 3.1 e shkallës Rihter. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk ka as dëme materiale, as njerëz në panik.

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë disa javë më parë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por u ndje në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale janë të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mbi 100 persona mbetën të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

Share This Article