Lëndohet Armando Broja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Southamptoni triumfoi ndaj Coventry në 1/16 e finales me rezultat 2:1, por në fund të ndeshjes mori një lajm të keq.

Siç raportojnë mediat angleze, sulmuesi shqiptar, Armando Broja u rrëzua në tokë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Atij iu nevojit ndihma nga stafi mjekësor për t’u ngritur në këmbë dhe për t’u larguar nga fusha.

Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, kur rezultati ishte 1:1, ndërsa pati impakt pasi asistoi në golin e fitores të shënuar nga Walker-Peters në minutën e 112-të.

Share This Article