Ylli kosovar është lënduar në stërvitje dhe nuk do të mundë ta ndihmojë Baselin në ndeshje me APOEL-in në Europa League nesër mbrëma
Edon Zhegrova po e kalon një formë të shkëlqyeshme kohëve të fundit.
Mirëpo, një lajm i keq vjen nga Zvicra për mesfushorin kosovar.
Në fakt, përfaqësuesi kosovar e ka pësuar së fundmi një lëndim në këmbën e majtë.
Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja zyrtare e klubit të tij, Basel.
“Messi i Kosovës” u lëndua në stërvitjen e fundit dhe do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj APOEL-it në Europa League.
Sidoqoftë, lëndimi i futbollistit prishtinas nuk është i rëndë dhe ai nuk e rrezikon paraqitjen me Përfaqësuesen e Kosovës në gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila do të luhet më 26 mars në Shkup.