Adnan Januzaj është vlerësuar lojtari më në formë i Real Sociedadit pas rifillimit të edicionit në La Liga. Por ndeshja e së enjtes mbrëma nuk ishte shumë e mbarë për reprezentuesin e Belgjikës.
Ai është lënduar në fund të pjesës së parë dhe nuk ka mundur të vazhdojë ndeshjen. Në minutat shtesë të pjesës së parë është zëvendësuar nga Martin Oedegaard. Dyshimet janë për një lëndim muskulor.
Të gjitha mediat spanjolle e kanë vlerësuar lëndimin e Januzajt goditje të madhe për Sociedadin si dhe atë lojtarin më të mirë të skuadrës pas rifillimit.
Sociedadi shënoi fitore 2:1 ndaj Espanyolit. Ishte fitore e rëndësishme e skuadrës në garë për dalje në Evropë. Skuadra e Januzajt renditet e shtata me 50 pikë. Ishte fitorja e parë e Sociedadit në rrethanat e reja.