Lënë nam në skenë! Shkuan për koncert, por këngëtari dhe basisti përleshen me grushte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fansat janë përballur me një skenë të turpshme gjatë një koncerti në Mançester. Edhe pse kishin paguar për të ndjekur një koncert muzikor, ata janë përballur me skena dhune.

Grupi i rokut, “The View”, u rikthye në skenë pas një pushimi gati 5-vjeçar dhe interesi për t’i dëgjuar ata live ishte i madh. Megjithatë, rikthimi i tyre ka qenë një dështim total.

Këngëtari Kyle Falconer dhe basisti i Kieren Webster u përleshën me grushte me njëri-tjetrin. Madje, basisti ka kërcënuar se do ta vriste. Koncerti u ndërpre, madje grupi ka reaguar duke thënë se ka anuluar edhe një tjetër koncert të planifikuar për në Londër, ndërsa kanë shtuar se ai mund të mbahet në një moment të dytë.

Share This Article