Lenjani dhe Abrashi ishin vendimtar në fitore e Grasshoppers

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ermir Lenjani dhe Amir Abrashi ishin padyshim lojtarë vendimtar të Grasshoppers në përballjen ndaj Lausanne, që përfundoi 3-1 në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Zvicrës.

Derisa pjesa e parë kishte përfunduar 1-1, dy lojtarë shqiptarë u inkuadruan në 45 minutat e dytë.

Fillimisht, Ermir Lenjani u inkuadrua në vend të Giotto Morandi në minutën e 74-të, ndërsa tetë minuta më vonë , realizoi një super gol për rezultatin 2-1.

Më pas ishte radha për Amir Barashin, që u fut në lojë në minutën e 79-të, duke zëvendësuar Dominik Schmid.

Ndërsa ndeshja ishte në minutat shtesë, lojtari i Shqipërisë (90+1’) asistoi për Bendeguz Bolla, që vulosi fitoren e Grasshoppers për 3-1.

Share This Article