ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 18 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 22 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 1 day ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 1 day ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Lenjani dhe Bajrami: Shkojmë për fitore në Hungari

albnews by albnews
5 October, 2021
in Albania
0
Lenjani dhe Bajrami: Shkojmë për fitore në Hungari
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së djeshme grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ditën e sotme, në një konferencë për mediet kanë dalë dy nga futbollistët e Kombëtares, Ermir Lenjani dhe Nedim Bajrami, të cilët kanë folur për këto ndeshje dhe për dy rivalët direkt në grup për vendin e dytë.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

Fillimisht ishte Ermir Lenjani ai i cili iu përgjigj interesit të medieve, ku theksoi se fokusi kryesor është te forca e vetë ekipit, ndërsa u shpreh se skuadra fillimisht mendon vetëm ndeshjen ndaj Hungarisë. Mungesa e tifozëve në transfertën hungareze është një plus për kuqezinjtë sipas Lenjanit, i cili gjithashtu mendon se Kombëtarja aktuale është e mbushur me talente.

“Jam gati për këto dy ndeshje që kemi dhe fizikisht kam pasur një lëndim të vogël, por tani ndihem shumë mirë”, tha Lenjani.

“Të gjithë ndihemi shumë të mirë e të lumtur me shokët. Tani mendojmë për ndeshjen me Hungarinë, pasi është shumë e rëndësishme për ne. Do fokusohemi më shumë të forca jonë dhe do shohim si do ecë loja”, u shpreh Lenjani.

Për tërheqjen e mesfushorit Migjen Basha nga futbolli, Lenjani tha se, “Migjeni ka bërë një karrierë shumë të mirë dhe ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne të gjithë. I uroj gjithë të mirat”.

Për sfidat e radhës, Lenjani tha se, “mendoj së pari të fokusohemi te Hungaria. Kemi kualitete të larta si lojtarë individualisht por edhe si ekip. Por siç e thashë, do fokusohemi te forcat tona, për të dhënë kualitetet që kemi dhe të fitojmë ndeshjen e parë dhe më pas mendojmë Poloninë”.

I pyetur nëse mungesa e tifozëve është favor për ne, Lenjani u shpreh se, “Hungaria i ka tifozët shumë të flaktë dhe stadiumi është i mbushur dhe mendoj që është shumë mirë për ne, por duhet të fokusohemi te vetja për të arritur qëllimin”.

“Mendoj që tani i kemi shumë lojtarë me kualitet që luajnë në Europë, në shumë Liga të mira dhe në Champions League dhe mendoj që tani jemi shumë më të forte”, tha ai teksa shtoi se, ‘mendoj vetëm të jap gjithçka në fushë kur të hyj dhe shpresoj të kemi suksese”.

Interesit të medieve iu përgjigj edhe mesfushori shqiptar i Empolit, Nedim Bajrami, i cili u shpreh se skuadra është e motivuar pasi në ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore dhe gjatë kësaj javë do të përgatitet mirë. Ai foli edhe për diskutimet me trajnerin Reja si dhe objektivat e skuadrës për dy sfidat e radhës.

Për sfidën ndaj Hungarisë, Bajrami tha se, “e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Hungarisë dhe do të futemi në lojë me vetëbesim se i kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe duhet ta përgatisim lojën shumë mire”.

I pyetur nëse ka presion për të fituar, Bajrami u shpreh se, “kam bërë dy gola në Serie A dhe jam në formë dhe besoj se nuk kemi presion. Do futemi në ndeshje dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë”.

Për eksperiencën tek Empoli ai tha se, “ndihem shumë mirë tek Empoli, jemi tre shqiptarë aty dhe shpresoj që edhe Asllani të futet në ekipin e parë me ne”.

I pyetur se cili nga kundërshtarët e radhës Hungaria apo Polonia, është më i fortë, Bajrami theksoi se, “besoj se të dyja ekipet janë të forta, të dyja ndeshjet nisin 0-0 dhe i dimë kualitetet tona dhe duhet të përqendrohemi te loja jonë”.

I pyetur nëse ëndërron të shënojë gol për Shqipërinë, Bajrami tha se, “në fund e vendos Reja se cili luan, por kur të futem në ndeshje do të jap maksimumin dhe shpresoj të shënoj”. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result