Lepuri më i madh në botë vidhet në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga lepujt më të mëdhenj në botë është vjedhur nga shtëpia e tij në Angli, tha Policia britanike.

Thuhet se lepuri gjigant Darius është zhdukur nga kopshti i shtëpisë në fshatin Stoulton. Nuk u dhanë detaje pse policia po dyshon se lepuri është vjedhur dhe nuk po shqyrton mundësinë se mund të ketë ikur.

Dariusi mban titullin për lepurin më të gjatë në botë në Librin e Rekordeve Guinness, raporton AP.

Pronarja e tij, Annete Edwards, bëri thirrje për gjetjen e tij, ndërsa ofroi edhe 1,370 dollarë për atë që e gjen si shpërblim.

Share This Article