Lëshohet urdhërarrest për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj/ Akuzat me të cilat përballen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Gjithashtu është firmosur një masë sigurie “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, me kërkesë të SPAK.

Masat e sigurisë janë firmosur për llogari të një hetimi të SPAK mbi abuzimet me tenderët nga AKSHI.

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa arresti për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenin Ermal Beqiri dhe Ergys Agasin.

Raportohet se GJKKO ka dhënë masa sigurie edhe për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesave.

Karçanaj, Agasi, Beqiri dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Kujtojmë se prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Share This Article