Lëshoi urdhër-arrestin ndaj Putinit/ Rusia shpall në kërkim gjyqtaren e Hagës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjyqtarja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), Tomoko Akane, e cila lëshoi urdhër-arrestin për presidentin rus Vladimir Putin dhe Avokaten e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova, është shtuar në listën e personave të shpallur në kërkim nga Ministria e Brendshme ruse.

Sipas bazës së të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjyqtarja Akane është shpallur në kërkim sipas nenit të Kodit Penal të Federatës Ruse.

Gjykata e Hagës lëshoi urdhër-arrestet ndërkombëtar për Putinin dhe Lvova-Belovën më 17 mars, duke i akuzuar ata për përfshirje në krime lufte në lidhje me dëbimin e paligjshëm të njerëzve, përfshirë fëmijët dhe transferimin e tyre në Rusi.

Si përgjigje, Komiteti Hetues i Rusisë hapi një çështje penale kundër prokurorit të ICC-së Karim Asad Ahmad Khan, si dhe gjyqtarëve Rosario Salvatore Aitala, Sergio Gerardo Ugalde Godinez dhe Tomoko Akane.

Autoritetet ruse pohuan se veprimet e tyre ishin të paligjshme për shkak të mungesës së bazës ligjore për ngritjen e akuzave kundër presidentit rus dhe ombudspersonit të fëmijëve në Rusi.

Karim Khan dhe Rosario Aitala u akuzuan dhe janë përfshirë në listën e të kërkuarve në maj, transmeton CNN. 

Në mars, Moska e hodhi poshtë urdhër-arrestin, kur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, tha se gjykata ndërkombëtare nuk ka asnjë kuptim nga pikëpamja ligjore. Rusia u tërhoq nga traktati Gjykatës Penale Ndërkombëtare sipas direktivës së nënshkruar nga Vladimir Putin në vitin 2016.

Share This Article