Leskaj për zjarret në Vlorë: Ndërhyrje sa më të shpejtë e efikase

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj reagoi sot në lidhje me situatën e zjarreve në qarkun e Vlorës.

Leskaj shprehet në një postim në rrjetet sociale se po ndjek me shqetësim situatën prej disa ditësh dhe kërkon ndërhyrje sa më të shpejtë e efikase që të normalizohet situata.

“Si deputet i Vlorës po ndjek me shumë shqetësim prej ditësh situatën alarmante të zjarreve në qarkun e Vlorës, në Karaburun, Tragjas e Dukat ku janë djegur qindar hektarë, duke sjellë një dëm të madhe ekologjik, por edhe në pasuritë natyrore të zonës”, shkruan Leskaj.

“Përpara disa ditës u prononcova, duke kërkuar reagimin e pushtetit qendror e vendor për marrjen e masave për shuarjen e zjarreve. Por qeveria, ministria e mbrojtjes, pushteti vendor dhe Emergjenca Civile kanë qenë pasive, duke i lënë të vetëm zjarrfikësit që të luftojnë për përballimin e situatës me mjete rrethanore. Dhe kjo është e patolerueshme!”, thekson Leskaj.

Ndaj, shton Leskaj, “u bëj thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve të pushtetit qendror e vendor, institucioneve të shtetit shqiptar, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes,  Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile për një ndërhyrje sa më të shpejtë e efikase, për një ndërhyrje të koordinuar, në mënyrë që situata të normalizohet dhe të shpëtojë pasuria jonë kombëtare”.

“Çdo vonesë në marrjen e masave është shpërdorim i detyrës dhe vepër penale! Çdo vonesë është një taksë e rëndë që i paguajmë të ardhmes së fëmijëve tanë, atdheut tonë!”, përfundon Leskaj./ATSH/

Share This Article