Letër për KE, këshilltarët e opozitës: Rama ka uzurpuar bashkinë, po shkel ligjin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë, me anë të një letre drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka shkelur ligjin për autonominë vendore.

Sipas këshilltarëve të opozitës, zëvendësimi i kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga nënkryetarja Anuela Ristani “është bërë me metoda autoritariste dhe të paligjshme”.

Në letrën drejtuar KE, citohet se është “margjinalizuar roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimmarrja”. Në letrën e tyre, Këshilltarët e Opozitës bëjnë me dije se përpos kësaj, ka shenja të qarta se administrata e Bashkisë Tiranë po manipulohet dhe kërcënohet për t’u përdorur në zgjedhjet e datës 11 maj.

Grupi i Këshilltarëve të Opozitës në Bashkinë Tiranë i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të vijojnë hetimet për çdo rast korrupsioni dhe intimidimi të administratës. 

Share This Article