Letoni, ligjvënësit e pavaksinuar përjashtohen nga parlamenti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ligjvënësit letonez të pavaksinuar nuk do të lejohen të marrin pjesë në parlament në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Pas një vendimi të Asamblesë Popullore, Saeima në Riga, anëtarët e parlamentit dhe të këshillave bashkiakë në vendin e BE-së do të duhet të paraqesin një çertifikatë vaksinimi nga 15 nëntori e tutje.

Çertifikata vërteton vaksinimin e individëve kundër koronavirusit ose shërimin e tyre nga infeksioni.

Rregullorja, e miratuar të premten dhe e vlefshme deri më 1 korrik, zbatohet si për takimet ballë për ballë po ashtu edhe për takimet dixhitale. Ajo parashikon gjithashtu pezullimin e kompensimeve parlamentare për ligjvënësit që nuk janë në gjendje të punojnë në parlament.

Sipas një raporti, 91 nga 100 anëtarë të parlamentit kombëtar dhe 696 nga 758 anëtarë të këshillave bashkiakë janë të pajisur me një çertifikatë vaksinimi.

62 ligjvënës votuan pro ligjit, me shtatë vota kundër dhe dy abstenime. 

Share This Article