Letra e deputetëve europianë dhe amerikanë, Kurti: Na përforcon përkushtimin për shtensionimin në veri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si një zhvillim pozitiv letrën që dhjetëra ligjvënës amerikanë e evropianë u dërguan zyrtarëve të lartë në Bruksel, Uashington dhe Londër, për të kërkuar ndryshim të qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e mërkurë, Kurti tha se nënshkruesit e letrës shprehën mbështetjen e tyre për Kosovën dhe kërkuan qasje më të ashpër ndaj Serbisë “dhe rrezikut që veprimet e saj paraqesin për rajonin tonë”.

“Ne u jemi falënderues të gjithë përfaqësuesve politikë që u janë bashkuar kësaj thirrjeje të përbashkët dhe mirëpresim çdo nënshkrim dhe mbështetje të radhës. Kjo lloj mbështetje na e përforcon përkushtimin tonë për shtensionim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Kosovës, angazhimin për demokraci dhe bindjen për ligjshmëri dhe kushtetutshmëri”, deklaroi kryeministri Kurti.

Në fillim të kësaj jave, deputetja britanike Alicia Kearns, publikoi letrën e nënshkruar nga dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë europianë dhe amerikanë, ku theksohej mungesa e balancës në qasjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevoja për një qëndrim më të ashpër ndaj Beogradit.

Letra u kritikua nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila tha se ajo është “provë e gjallë” se, Albin Kurti, në të vërtetë gëzon “mbështetje dhe inkurajim të plotë për cenimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.

Share This Article