Letra e Osama Bin Laden: Biden do ta çojë SHBA-në në krizë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Arsyeja e përqendrimit tek ata është se Obama është kreu i pabesisë dhe vrasja e tij automatikisht do ta bëjë Biden të marrë presidencën për pjesën e mbetur të mandatit, pasi është normë atje. Biden është krejtësisht i papërgatitur për atë post, i cili do t’i çojë SHBA -të në një krizë. Sa për Petraeus, ai është burri i shtëpisë në këtë vit të fundit të luftës dhe vrasja e tij do të ndryshonte rrugën e luftë.” Janë këto fjalët e një letre të shkruar nga Osama bin Laden dhe të publikuar nga New York Post sipas së cilës Bin Laden kërkoi vrasjen e Obamës, sepse besonte që zëvendëspresidenti Joe Biden me marrjen e drejtimit të presidencës, ‘do t’i çonte SHBA-të në një krizë’.

“Letra u zbulua në një thesar të dokumenteve të gjetur në fshehjen e terroristit në Pakistan, pasi ai u vra nga forcat amerikane në një sulm më 2 maj 2011. Dokumentet, të shkruara midis 2006 dhe 2011, janë publikisht të disponueshme përmes Qendrës së Luftimit të Terrorizmit të West Point”, shkruan gazeta ndërsa e nxjerr këtë letër në një moment kritik të zhvillimeve në Afganistan.

Share This Article