Letra e tretë për Kurtin, Thaçi i kërkon sërish emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka shkruar letrën e tretë më radhë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Në letrën e tij të tretë drejtuar Kurtit, Thaçi i ka bërë të ditur se është duke pritur emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë, dhe se qyetarët e partitë politike në vend me të drejtë janë duke pritur që presidenti të caktojë mandatarin e ri.

Thaçi ka thënë se këtë veprim do ta ndërmarrë duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues, që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.

“Si President i Republikës së Kosovës do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë Qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutes”, ka shkruar presidenti në letrën e tij.

Thaçi i ka kërkuar Kurtit që të bëjë propozimin për kandidatin për kryeministër pa humbur kohë dhe në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë ju siguroj se brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do të propozojë kandidatin/en për kryeministër për të formuar Qeverinë”, ka shkruar Thaçi.

Share This Article