Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një konferencë për mediet mëngjesin e sotëm, 8 shkurt bëri me dije se ka firmosur kallëzimin penal kundër Kuvendit për falsifikim dokumentesh.
Ndërkohë ai foli edhe për përgjigjen që i dha Kushtetueses lidhur me letrat që ka dërguar në lidhje me vërejtjet që ka pasur për disa diplomatë të huaj në vendin tonë.
Meta:
Lidhur me pyetjet që janë bërë nga anëtarët e Kushtetueses në respekt të transparencës, kushdo që ka interes është i lutur si në faqen zyrtare si në Facebook-un e presidentit, nëse ka interes t’i lexojë kush i ka bërë pyetjen dhe si janë përgjigjet. Ju i patë dje mediat, që më detyruan që të bëja reagime sepse titujt e juntës së propagandës ishin tjetër për tjetër.
Nuk jam këtu për të folur për marrëdhënie ndërkombëtare të presidentit dhe askujt tjetër, edhe pse kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera nga ana jonë. Pyetjes që ka bërë Gjykata Kushtetuta, është dhënë kjo përgjigje që lexohet në fund. Nëse shqetësimi i anëtarit të Kushtetueses vjen nga pretendimet e Kuvendit që falsifikon, përgjigja është kjo që kam dhënë. Nëse ju keni ndonjë shqetësim që ka Gjykata Kushtetuese nga ndonjë vend partner u ka thënë të ma japin sepse do të jap material plotësues.